Basha poston fotot e Shkodrës, akuza të rënda Ramës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim të veçantë me strukturat e Partisë Demokratike në qytetin e Shkodrës.

Ndërkohë që pak minuta më parë ka shpërndarë disa foto nga takimi në Shkodër, me një mesazh të qartë.

“PD dhe opozita ndiejnë përgjegjësi për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ku e ka futur Edi Rama dhe organizata e tij kriminale!

Edi Rama dhe organizata e tij kriminale nuk kanë asnjë zgjidhje, as për Shkodrën, as për Shqipërinë. Kriza është prodhuar nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe mund të zgjidhet vetëm duke duke ndarë olitikën nga krimi.

Ndarje të politikës nga krimi pa proces zgjedhor nuk ka. Proces zgjedhor pa garantuar votën e lirë nuk mund të ketë. Sot në Shkodër pashë vendosmërinë për ti dhënë fund krizës, politike, ekonomike, institucionale dhe kapjes së shtetit nga krimi! #ShqipëriaSiEuropa”, shkruan Basha në Facebook.

70160068_2627732060611292_8568070824756510720_n 70197550_2627731323944699_4691531818397073408_n 70316554_2627731910611307_3794619716438327296_n 70364004_2627731730611325_8611459022467366912_n 70615438_2627732273944604_8086055995270234112_n 70715808_2627731807277984_7532271536418324480_n 70916813_2627732463944585_1470755157594603520_n 70947290_2627732600611238_565474273204895744_n 70962478_2627732183944613_7707363626360766464_n 71149938_2627731453944686_4479369423341223936_n 71272542_2627731610611337_4524559982603010048_n
<
>