Basha ‘skanon’ kryebashkiakët e Ramës: Një tufë kriminelësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një takim me strukturat në Roskovec. Në fjalën e tij Basha e konsideroi qëndresën e opozitës, vendimin për djegien e mandateve dhe protestat e saj si një nga arsyet kryesore të rritjes së besimit tek PD dhe bashkimit të 85% të shqiptarëve për të refuzuar regjimin e Edi Ramës.

“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:

Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i  Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen. Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Ragip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”- skanoi Basha kryebashkiakët e rinj të Partisë Socialiste.