fbpx

Basha takon Dendias, i kërkon heqjen e ligjit të luftës dhe flet për detin

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha ka zbardhur takimin me kryediplomatin grek.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Dendias. Gjatë bisedës, nënvizuam domosdoshmërinë që në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok, të zgjidhim çështjet e mbetura pezull dhe të intensifikojmë bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat, përfshirë edhe lehtësitë për shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Riktheksova qëndrimin e shprehur prej 10 vitesh, se zgjidhja për çështjen e detit duhet të vijë përmes Gjykatës Ndërkombëtare dhe i përsërita ministrit Dendias domosdoshmërinë për abrogimin e ligjit të luftës.

Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare e falenderova atë për mbështetjen e çmuar që Greqia po i jep vendit tonë në procesin historik të integrimit europian”, shkruan Basha.