Basha tallet me Ramën, kapet keq me mjekrën e kryeministrit

Kryetari i PD, Lulzim Basha po zhvillon një takim me gazetarët, ku po flet në lidhje me vendimin negativ për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Ai më tutje ka ironizuar dhe tallur kryeministrin Edi Rama, duke u kapur keq me mjekrën e tij.

“Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali”, tha Basha duke mos përmendur emër, por që nënkuptohej se i drejtohej Ramës.

“Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70 % e shqiptarëve harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali. Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundje të tmerrshme, që për pak do e shkatërronte vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe. Pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzakonshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve”, tha Basha.