Basha tregon kush fiton në fund të betejës

auto_Screenshot_11560181935.jpg

Në konferencën për shtyp nga selia blu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se është i vendosur ta vazhdojë betejën e tij, në fund të së cilës sipas tij do të fitojnë shqiptarët.

“E di që për shumë qytetarë është e lodhshme të bëhen dëshmitarë të kësaj gjendje të rëndë. Më vjen keq për këtë. Por dua t’u them atyre se gjithçka bëhet për një ditë më të mirë. Mjedisi i vetëm, ku fatet dhe jetët e njerëzve të jenë të mira, është një shoqëri ku politika është e lirë nga krimi dhe korrupsioni, dhe ku vullneti i lirë i njerëzve përcakton qeverisjen.

Kjo është ajo që unë besoj, kjo është ajo për të cilën kam luftuar çdo ditë, çdo çast këto 6 vjet: Vullneti i lirë i njerëzve dhe politika në shërbim të këtij vullneti. Për këto, jam i gatshëm të flas, të diskutoj, të punoj. Për asgjë tjetër. Përveçse ndaj çdo shqiptari, unë kam personalisht një detyrim të madh ndaj mijëra e mijëra qytetarëve dhe demokratëve që kanë protestuar këto muaj pa u shkurajuar nga dhuna, nga gazi helmues, nga arrestimet, nga terrori dhe nga propaganda.

Shumëkush është në ankthin e asaj që do të vijë, shumë të tjerë të ndarë padrejtësisht në “ne” dhe “ata” presin se çfarë do të ndodhë. Ajo që dua t’ju garantoj sot, është se në fund të kësaj beteje do të fitojë Shqipëria, do të fitojnë dhe përfitojnë shqiptarët, do të triumfojë e drejta, liria, demokracia”, tha ndër të tjera Basha. /real-news.tv/

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303