Basha u bën premtimin e madh studentëve

basha3-770x401.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha diskutoi ditën e sotme me studentët lidhur me mësimin online dhe tarifën e fakultetit. Më tej, Basha bëri një premtim të madh.

Ai tha se PD do të investojë gjysmën e fondit të paketës për universitetin për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit.

“Ai tetë vjet këtë punë ka bërë mendoni që do ndryshojë 8 vitet e ardhshme? Ndaj them duhet larguar e keqa. Me ne do të ketë një ndryshim të thellë dhe të shpejtë. Ju përmenda çështjen e tarifave që në 2008 ka qënë një nga problematikat kryesore, Ne do të investojmë që studentët shqiptarë të kenë mundësi të bëjnë praktikë. Gjysma e fondit të paketës për universitetin shkon për të paguar stazhin e 10 mijë studentëve çdo vit. Do paguhet nga shteti që nga viti ynë i parë në pushtet. Ata do marrin 30 mijë lekë në muaj para se të shkojnë tek praktika e punës”,- tha Basha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303