fbpx

Basha: Vijon aksioni kundër këtij parlamenti ilegjitim

lulzim-basha-768x437-1.jpg

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me aleatët e tij, ku më tej është prononcuar për protestën që do zhvillohet nesër përballë Parlamentit dhe dosjet ‘181’ dhe ‘339’. Basha tha se policia dhe mazhoranca kërkojnë t`i mohojnë qytetarëve të drejtën për të protestuar.

Lidhur me dosjen e Dibrës ‘184’ dhe ‘339’, Basha tha se shumë shpejt do të zbardhen të plota.

Janë ditë dhe orë intensivë për opozitën. Dita ka nisur me takimin me partnerët tanë ndërkombëtarë. 16 shkurti është një rrugëtim shpresë dhe do mundë frikën dhe propagandën e Ramës. Sot makineria e Ramës është shkërmoqur. Policia kërkon t’i mohojnë qytetareve të drejtën për të protestuar. Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë. Mesazhi është i qartë se kështu nuk do vazhdohet më dhe ne do qëndrojmë në krah të qytetarëve”, tha Basha./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303