fbpx

Basha zbulon ‘skenaret’ e Ramës dhe e sfidon hapur: Do të të mund prapë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme. Ai ka kujtuar vitin 2011, kur Rama humbi betejën për drejtimin e Bashkisë Tiranë përballë tij.

Serish Basha thekson se do e mund prapë Ramën po të jetë për ego personale.

“Nuk mbahet shtëpia me miell hua, se miellin e vjedh ai që është edhe për pak kohë i zoti i shtëpisë. Rama përdor forcën e tij politike si mburojë njerëzore në vendgrumbullimin e plehrave. E kuptoj nervozizmin e tij sepse e pret një humbje e madhe. Unë jam përballur me Ramën në 2011 dhe e kam mundur dhe e mund prapë, po të jetë për ego personale. Sa herë hap konflikt, fut duart në xhepat e shqiptarëve. Sa herë bën batuta dhe bën si klloun po planifikon vjedhjen e rradhës. Është spektakli i ditës për të vjedhur bukën e ditës”-tha Basha.