fbpx

“Bashën e kanë kërcënuar gjermanët”

6b98c9aefe17dee6564eb691cc8ccb17_L.jpg

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me takimin e Bashës në Gjermani, që u zhvillua vetëm dy ditë më parë.

Sipas Ngjelës, Basha mund të jetë kërcënuar politikisht, pasi ai nuk shprehu se për çfarë u fol në takim ne shtetin gjerman.

“Po vajte në një vend të perëndimit, dhe kthehesh pa thënë se ç’të thanë, dije se të kanë kërcënuar”, tha Ngjela në një intervistë.

Lidhur me krizën politike në vend, Ngjela tha se çdo gjë duhet zgjidhur me argument dhe jo me forcë.

“Bryan Yee e zgjidhi me forcë, pra kjo do të thotë që kemi një precedent. Vijmë në rastin e sotshëm, do ta zgjidhë prapë, por si, nuk e di. Besoj me argument të lartë, jo me forcë. Shikoni kemi një bazë amerikane sot në Shqipëri. Palmer këta do t’i konsiderojë ekstra legalë”, deklaroi Ngjela./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303