Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars.
Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.
Pasaportat me ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit.
Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtër.
Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.
Aktualisht Britania pritet të largohet nga BE-ja më 12 prill, ndonëse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në Britani për këtë çështje./real-news.tv/

