Banka Botërore ka prezantuar ditën e sotme raportin ekonomik rajonal, ku është ndaluar edhe te klima e biznesit në Shqipëri.
Ekonomistja pranë Bankës Botërore në Tiranë, Esmeralda Shijaku theksoi se kriza politike në vend ka trembur të gjithë investitorët.
“Kriza politike ka bërë që investitorët të tremben. Pasiguria politike ka dëmtuar biznesin në vend. Sa më pak kriza të ketë politika e një vendi, më shumë investime ka gjasa të ketë, të brendshme dhe nga jashtë”, theksoi Shijaku.
Më tej, Shijaku tha se pavarësisht ngërçit në politikë, ekonomia është rritur këto dy vitet e fundit.
“Ka një rritje ekonomike në vitet e fundit. Janë rritur investimet e brendshme. Ndërkohë, investimet e huaja vazhdojnë të zënë peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit”, nënvizoi ajo./real-news.tv

