BBC: Shqiptarët i rikthehen komunizmit, zgjedhje si asnjëherë tjetër që kur kombi…

Shqiptarët po votojnë sot në zgjedhje si asnjëherë tjetër që kur kombi doli nga komunizmi 50 vjeçar në 1990.

Kështu e nis artikullin gjiganti mediatik BBC,  të cilët kanë kthyer vëmendjen në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen sot në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë fushatë të vështirë për votimet lokale të së dielës – edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë asnjë rival përballë.

Opozita kryesore është duke bojkotuar këto votime por ka nxitur përkrahësit që të qëndrojnë të qetë.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një dekret për të shtyrë votimet, por Rama e ka hedhur poshtë atë dhe ka filluar lëvizjet për të shkarkuar presidentin, të cilin më herët e ka pasur aleat.

Për muaj me radhë, opozita ka mbajtur protesta të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet të reja të përgjithshme.

Ata akuzojnë Ramën për mashtrim dhe korrupsion në zgjedhjet e mëparshme, gjë të cilën ai e mohon, thuhet në artikullin e BBC./real-news.tv/