fbpx

BE, Shqipërisë: Thelloni reformat

7-1558108003.jpg

Rritja e qëndrueshme ekonomike mund ta çojë Shqipërinë në pranë BE-së. Për këtë Ministrat e Financave të Bashkimit Europian i kërkuan qeverisë shqiptare që të konsolidojë financat dhe të përmirësojë transparencën e financave publike. Këto kërkesa u parashtruan gjatë takimit të Ministrave të Financave të Bashkimit Europian me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Shqipërisë thellimin e reformës së administratës publike dhe konsolidimin fiskal në mënyrë që vendi të shënojë rritje të qëndrueshme ekonomike.

Këto kërkesa u parashtruan gjatë takimit të Ministrave të Financave të Bashkimit Europian me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Rekomandimet e politikave të dakorduara për Shqipërinë përqendrohen në ndjekjen e konsolidimit fiskal, përmirësimin e transparencës së financave publike dhe planifikimin e investimeve publike.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, në takim ka shprehur angazhimin të punojnë në zgjidhjen e kredive me probleme, zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmirësimin e mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe nxitjen e investimet në turizëm.
Shqipëria gjithashtu ra dakord për të siguruar liberalizimin efikas të tregut të energjisë dhe të rrisë përdorimin e energjisë së pastër.

Tani kur Shqipëria pret dhe vendimin e BE-së për çeljen e negociatave, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ripërsëriti gjatë takimit funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Jam shumë i lutur të shoh zotimet e partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqisë në lidhje me zbatimin e reformave strukturore. Pa funksionimin e shtetit të së drejtës, thellimit të reformës së administratës publike dhe qeverisjen ekonomike, rritja e qëndrueshme nuk do të ndodhë,” tha komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Gjatë takimit u ra dakord në lidhje me sfidat me të cilat ndeshet Ballkani Perëndimor dhe Turqia, si dhe me udhërrëfyesin për secilin vend në lidhje me reformat ekonomike që nevojiten.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303