Pas gati 8 orë bisedimesh, udhëheqësit e BE-së ranë dakord të shtynin Brexit deri më 22 maj, me kushtin e vetëm nëse ligjvënësit britanikë miratojnë paktin e May gjatë javës së ardhshme në parlament.
Nëse ata nuk e miratojnë atë, atëherë shtyrja do të jetë në një afat më të shkurtër, deri më 12 prill, pikë në të cilën Britania e Madhe duhet të përcaktojë hapat e ardhshëm të saj, ose të largohet pa një marrëveshje nga blloku.
May tha se ligjvënësit britanikë kanë tashmë një “zgjedhje të qartë” për të bërë.
Duke folur në samitin e Brukselit, kryeministrja tha se tashmë i duhet “të punojë fort për të siguruar mbështetje rreth marrëveshjes së saj”./real-news.tv/

