TË FUNDIT

Bektashinjtë festojnë sot Sulltan Nevruzin

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e “Sulltan Nevruzit”. Sulltan Nevruzi festohej si festa e ardhjes së pranverës dhe më vonë si ditëlindja e imam Aliut.

Me këtë rast, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, për çdo vit hap dyert për të pritur në një aktivitet të madh festiv qindra besimtarë.

Që në orët e para të mëngjesit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj, del para hyrjes së Selisë së Shenjtë për të pritur e bekuar çdo besimtar, një ritual ky tepër i rëndësishëm për ta.

Pas koncertit të madh me këngë e valle nga treva të ndryshme, Kryegjyshi zhvillon pritjet zyrtare me drejtues të lartë të vendit. Si gjithmonë festat i bëjnë bashkë politikanët, të cilët nga vendet e shenjta përcjellin edhe mesazhet për një Shqipëri më të mirë, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Çfarë simbolizon kjo festë? “Nevruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI.

Në shekullin XX-të dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane nga 20 deri më 26 mars./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat