22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Bënte kërdinë nëpër banesa në Itali, e pabesueshme çfarë e tradhtoi shqiptarin

Ajo që e tradhtoi ishte drita e një elektriku, që u pikas nga forcat policisë që ndërhynë në Pralungo për një seri vjedhjesh. Ndërsa një patrullë po vëzhgonte rrugët, disa policë e ndoqën atë në pyll dhe e kapën.

Në pranga përfundoi një shtetas shqiptar, me banim në Torino, me iniciale M.N., 44 vjeç, me precedentë të shumtë. Ai ende kishte bizhuteritë e vjedhura në xhep.

Thirrja e parë për një seri vjedhjesh, të gjitha në të njëjtën zonë të Pralungo, mbërriti në qendrën e operacionit në orën 20:00 të së shtunës, e ndjekur menjëherë nga dy të tjerë.

Prandaj, më shumë forca policie u vunë në lëvizje me qëllim kapjen e hajdutit. Çelësat e një makine u gjetën tek personi i arrestuar.

Sipas mediave italiane, mjeti tip Fiat ishte parkuar në Tollegno dhe ishte në pronësi të djalit të tij. Hetimet janë ende në vazhdim për të gjetur gjurmët e bashkëpunëtorëve.

Mallrat e vjedhura tani do të inventarizohen dhe do t’i kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Arrestimi u vlerësua si i ligjshëm dhe burri u transferua në arrest shtëpiak.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat