11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024

TË FUNDIT

Bëri gjithçka për t’i mbushur mendjen trajnerit suedez ta merrte në Europian, Zlatan Ibrahimovic i pafat

Paraditen e sotme u dha lajmi se Zlatan Ibrahimoviç kishte mbyllur sezonin me Milanin pas dëmtimit në gju në sfidën ndaj Juventusit, por lajmet e këqija për sulmuesin shtatlartë nuk kanë mbaruar pasi me shumë mundësi suedezi e ka mbyllur dhe me Suedinë në prag të Kampionatit Europian.Ibra u vizitua ditën e sotme në qendrën stërvitore në Milanelo nga doktori Volker Musahi, i cili ka bërë një vlerësim të situatës duke i shtyrë me 6 jave rikthimin në fushat e blerta shtatlartit suedez.Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e kombëtares së Suedisë në “Twitter” duke humbur kështu lojtarin më me eksperiencë të ekipit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat