Berisha mesazh Ramës mes tymit dhe kapsollave

Ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur për hapjen e fushatës së kryeministrit Edi Rama e quajti atë kufomë politike.

Sipas Berishës, Rama nuk njeh dialogun por dhunën dhe dajakun. “Zoti Rama siç e keni vënë re ju është një kufomë politike e pakallur. Rama është politikisht i ngordhur dhe i pakallur. Rama nuk njeh dialogun por vetëm dhunën dhe dajakun. Qërohu sa më parë është përgjigja ime për Ramën”,-u shpreh Berisha.