TË FUNDIT

Berisha plas denoncimin: Njerëzit e Gramoz Ruçit përgjakën spitalin në Fier

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në qytetin e Fierit.

Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari dixhital, ku thotë se autorët e sherrit që ndodhi mbrëmë në Fier janë djali dhe nipi i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit.

Mesazhi i plotë:

Djali dhe nipi i Gramoz Ruçit qellojne qytetare dhe pergjakin spitalin e Fierit.

Policia po manipulon cdo gje

Deshmite jane flagrante

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirëmbrëma doktor. Në sherrin e ndodhur në Levan janë të përfshirë djali i Gramos Ruçit dhe Qerem Braçja kushuriri i Gramosit. Në levan janë qëlluar me pistoleta dhe ka qëlluar djali i Ruçit. Në koridorin e spitalit të Fierit kur shkuan të plagosurit Qerem Braçja ka marrë pistoletën e shërbimit të policit që e ruante dhe ka qëlluar një njërin nga kundërshtarët e sherrit.

Janë të gjitha të filmuara, por këtu ka pllakosur gjithë policia dhe forcat speciale, shiku dhe sapo erdhi edhe zv.ministri i bremdshëm për të manipuluar provat.

Policët lanë të zhdukej pistoleta e djalit të Ruçit dhe arrestuan disa nga fajtorët, por që pritet të lëshohen pasi të mbarojnë hetimet.

Njeriu që po lufton me jetën në reaminacion ska qenë pjesë e sherrit por po i heqin plumbin që të mos dalë që është qitur nga pistoleta e policit.

Zoti na ruajt doktor, se shteti ka vdekur.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat