Gazmend Bardhi ka deklaruar se Sali Berisha nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme për të mbledhur Këshillin Kombëtar.
“Pas 30 vitesh Berisha i di mirë rregullat si mblidhe organet e PD./ Nuk asnjë lidhje me statutin dhe funksionin demokratik të Partisë Demokratike. U provua qartësisht që gjatë të gjithë kësaj periudhe që Sali Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët. Nuk ka mbledhur dot ¼ e firmave për të mbledhur Kuvendin Kombëtar se nëse do i mblidhte ai e di mjaftë mirë procedurën se ku dorëzohen dhe si thirret Kuvendi Kombëtarë. Ajo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët dhe me sakrificë e tyre. PD funksionon mbi rregulla dhe është fyerje rëndë që të pretendohet se mbahen sekret anëtarët e Kuvendit Kombëtar nga anëtarët statutore. Se të dhënat e anëtarëve janë sekret. Apeli im është i qartë cilido që kërkon funksionimin e PD mbledhjen e PD dop duhet të ndjek procedurën” tha Bardhi.

