fbpx

Beyonce nuk është siç duket në të vërtetë?

520086_6666761_12_updates.jpg

Fansat në të gjithë botën kanë qenë për vite me radhë të sigurt se Beyoncé nuk mund të gabonte.

Duke qenë një nga muzikantët më të suksesshëm dhe të dashur deri më tani, Beyoncé ka fituar mjaft fansa gjatë karrierës së saj.

Megjithëse Beyoncé nuk mund të bëjë asnjë gabim në sytë e Beyhive [kështu e quajnë veten fansat e saj], një grua po pretendon se këngëtarja nuk është aq e mirë sa shfaqet.

Beyoncé është në mes të një mosmarrëveshje juridike mbi emrin e vajzës Blue Ivy. Nëse do të pyesnit famsat çfarë mendojnë për Beyoncé, ata nuk do të hezitonin të thonin se ajo është një engjëll që ecën mes nesh që nuk mund t’i bënte asnjë të keqe ndokujt.

Ndërsa shumë fansa kanë dhe vazhdojnë të qëndrojnë pranë kësaj, padyshim vjen si një tronditje që vetë Queen Bey, aktualisht, po akuzohet për mashtrim.

Për dy vitet e fundit, këngëtarja e ka gjetur veten në një mosmarrëveshje ligjore mbi emrin e vajzës së saj Blue Ivy dhe beteja vazhdon të përshkallëzohet.

Në vitin 2017, Beyoncé bëri kërkesë për të siguruar të drejtat e markës tregtare “Blue Ivy Carter” për t’u siguruar që ajo dhe burri i saj, Jay-Z, kishin përdorimin ekskluziv të emrit të vajzës së tyre.

Shumë shpejt pasi depozituan dokumentet e nevojshme, një grua me emrin Veronica Morales, e cila është pronare e një kompanie të planifikimit të dasmave, të quajtur Blue Ivy, akuzoi këngëtaren se tregtonte një emër që kishte përdorur prej vitesh.

Ndërsa Morales u ngrit në kundërshtim me kërkesën e këngëtares, duke kërkuar që Beyoncé të mos lejohej të brendonte emrin, u konfirmua gjithashtu se kompania e saj kishte qenë rreth tre vjet para se vajza e këngëtares të lindte.

Përveç pretendimeve të saj për mashtrim, Veronica Morales ka theksuar gjithashtu se Jay-Z madje kishte pranuar në Vanity Fair se ai dhe Beyoncé nuk kishin ndërmend të përdorin markën tregtare Blue Ivy për të shitur produkte dhe thjesht donin të parandalonin të tjerët që të përfitonin nga emri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303