Biden mund të kandidojë për president të SHBA-ve

2019-02-16t162325z_1283056276_rc1385abf490_rtrmadp_3_germany-security.jpg

Ish-zëvendës presidenti i SHBA, Joe Biden, deklaroi ditën e sotme se ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë për president në vitin 2020, por ka shtuar se po e konsideron si mundësi.

Biden, i cili shërbeu dy mandate si zëvendës president pas dekadave në Senatin e SHBA, do të kishte përparësi nëse do të hyjë në garë.

Demokrati 76-vjeçar gjithashtu do të gjendej në qendër të një debati midis demokratëve në lidhje me faktin nëse partia e tyre do të kandidojë më së miri në zgjedhjet e nëntorit 2020 me një person të ri në politik apo një veteran të kalitur.

“Unë ende nuk kam marrë një vendim,” u tha Biden gazetarëve në Konferencën vjetore të Sigurisë të Mynihut. “Jam duke e menduar këtë, dhe në një kohe të shkurtër do të bëj publik vendimin tim”.

“Mendoj se ka mjaft kohë për ta bërë këtë.

Tani ne duhet të përqendrohemi tani në atë që duhet bërë për të ndryshuar disa nga politikat që po promovohen nga presidenti”-shtoi Biden./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303