TË FUNDIT

Biseda kokë më kokë/ Albin Kurti tregon kërkesën e fortë ndaj Edi Ramës

Lideri i VV, njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, ka zbuluar disa prej të bisedave që ka bërë me Kryeministri Rama në mbrëmjen e 25 tetorit 2019.

Në një intervistë ekskluzive për Ora Neës, Kurti tha se i kërkoi heqjen e taksës në Rrugën e Kombit.  Kryetari i Vetëvendosjes e quan “shumë të rëndë” tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, tha Albin Kurti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat