Biseda për procesin e paqes në Afganistan

3CE93732-3834-4A5D-8EB3-97137A651973_cx0_cy5_cw0_w1597_n_r1_st.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, kanë rënë dakord se është koha të “përshpejtohen përpjekjet” për t’i dhënë fund luftës në Afganistan, u tha një deklaratë të përbashkët, të cilën e bëri publike, Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pompeo dhe Gani kanë zhvilluar një bisedë telefonike më 25 korrik, tha deklarata. Gani kishte kërkuar sqarime, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai mund të fitonte luftën në Afganistan “për një javë”, por ai nuk “donte të vriste 10 milionë njerëz”.

Pompeo e ka siguruar presidentin afgan se “nuk ka pasur ndryshime në strategjinë e presidentit Trump në Azinë Jugore, duke përfshirë angazhimin e SHBA-së për një “tërheqje të bazuar në kushte”.

Pompeo i tha Ghanit se gjenerali, Jozef Dunford, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane dhe përfaqësuesi i posaçëm, Zalmay Khalizad, ishin dërguar në Kabul për të “diskutuar hollësisht hapat e ardhshëm në rrugën drejt paqes”, thuhet në deklaratë.

Deklarata, gjithashtu tha se Ghani kishte konfirmuar angazhimin e Afganistanit “të punonte krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të arritur një “Afganistan të qëndrueshëm, paqësor dhe demokratik që nuk është një qendër terrorizmi”.

Deklarata u bë publike në ditën kur nga disa sulme, në tri krahina afgane, mbetën të vdekur më shumë se 50 persona. Shtetet e Bashkuara dhe talibanët, që nga shtatori, kanë mbajtur tetë runde bisedimesh të paqes. Të dyja palët kanë njoftuar për përparim në bisedimet për një marrëveshje të mundshme. SHBA-ja ka premtuar se mund të tërheqë trupat, nëse talibanët nuk lejojnë që Afganistani të përdoret si bazë për terrorizmin.

Talibanët kanë refuzuar të negociojnë drejtpërdrejt me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi në Kabul, duke e quajtur atë të paligjshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303