TË FUNDIT

Bishtat e qershive, veti “magjike”

Qershia është e pasur me shumë vlera ushqyese duke nisur që nga bishtat e deri te lëkura.

Fruti i stinës përmban vitamina të shumta, është shumë e pasur në fibra, flavanoide e antiksidante që mbrojnë trupin nga radikalet e lira.

Pavarësisht se në të shumtën e rasteve prej qershive hamë vetëm tulin e shijshëm, në fakt harrojmë që bishtat kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e nuk duhet t’i hedhim në kosh.

Në mënyrë të veçantë, çaji që përgatitet me bishtat e qershive, kuron sëmundjet e traktit urinar dhe eliminon si me magji dhimbjet e veshkave.

Si ta përgatisni çajin nga bishtat e qershive:

Pasi i keni pastruar bishtat e qershive, vlojini në një tenxhere në të cilën keni hedhur më parë 1-2 gota ujë. Lëreni të vlojë për disa minuta dhe pijeni për disa ditë rresht.

Çajin mund ta pini edhe të ftohtë, 2-3 herë gjatë ditës derisa të ndiheni më mirë.

/real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat