Biznesmeni shqiptar thyen tabutë, shfaqet i grimuar

Përvjetorin e 7-të të kompanisë që drejton, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani zgjodhi ta celebrojë me një shërbim fotografik të realizuar nga Fadil Berisha.

Me makeup të plotë; penel, buzëkuq, ton sysh; dhe rruaza perlash nëpër duar, Elton Ilirjani thuajse nuk njihet në fotografinë e publikuar prej tij në Instagram.

Por përveçse një mënyrë për të tërhequr vëmendje mediatike, siç shpjegon vetë Elton Ilirjani, kjo është një mënyrë për të përçuar filozofinë e biznesit që drejton: të pranuarit të diversitetit është sipas tij, çelësi i suksesit.

Sa për ne, mund të themi se është hera e parë që një burrë shqiptar, zgjedh të shfaqet i grimuar në publik thjesht për qejf, pa qenë i detyruar prej ndonjë roli.

Në janar të vitit të kaluar, Elton Ilirjani pranoi publikisht se është homoseksual.

Sot, një vit më vonë, Elton Ilirjani mbetet i vetmi biznesmen shqiptar që e ka pranuar hapur homoseksualitetin.