Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) janë blinduar nga qeveria ditën e sotme.
Kjo, për faktin e zhdukjes së krimit dhe korrupsionit nga institucionet.
“Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave të hollësishme për procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së mjediseve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Këto rregulla nuk duhet të cenojnë veprimtarinë gjyqësore dhe administrative të institucioneve si dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore, në mënyrë publike e transparente”, thuhet në njoftimin e plotë.
Sistemi i sigurisë i vendosur në institucione ka të bëjë me aplikimin e metal-dedektorët, sistemi i kamera- vëzhgimit, ai elektronik i lejimit e kufizimit të aksesit në hyrjet e institucioneve, ruajtja e të dhënave të tyre, punonjësit e sigurisë./real-news.tv

