TË FUNDIT

Bllokohet Kushtetuesja, shkak Zhaklina Peto, ja…

Zhaklina Peto është kandidatja për gjyqtare në Kushtetuese ajo që ka lënë pezull, ngritjen e kësaj gjykate.

Dërgimi i listave në Parlament për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese është bllokuar dhe për këtë shkak është bërë shqyrtimi që duhet për kandidaten Zhaklina Peto, pasi gjykata Administrative rrëzoi më parë KED.

kED më parë e skualifikoi Peton me argumentin se kishte probleme me pasurinë, ndërsa Gjykata Administrative e riktheu në garë.  Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e bazoi ndalimin e kandidimit të Zhaklina Petos në raportin e ILDKPKI-së, i cili vlerësonte se ajo “nuk kishte kryer deklarim të saktë, ka mungesë dokumentacioni ligjor për burimin e pasurisë si dhe ka mosdeklarim të tyre”.

Sipas ILDKPKI, Zhaklina Peto ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 130 m2 në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, por nuk ka deklaruar shtesën e apartamentit me sipërfaqe prej 130 m2, nga të cilat 64 m2 janë verandë.

Zhaklina Peto ka hedhur poshtë pretendimet e ILDKPKI-së e cila ka theksuar se ndërtimi pa leje është bërë nga shitësi i pronës, ndaj edhe shtesa ka qenë e paregjistruar. Vendimi  i Gjykatës Administrative të Apelit, e çon në pesë numrin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që mund të emërohen nga KED.

Burime nga KED bëjnë të ditur se renditja nuk bëhet dot me 5 kandidatë të kualifikuar. KED do të presë vendimin e zbardhur nga apeli për rastin Peto. Kreu i KED, Ardian Dvorani kishte deklaruar se për pak ditë lista me të kualifikuarit do të dërgohej në Parlament e Presidencë, ndërsa prej disa ditësh ka rihapur garën për një vakancë në Kushtetuese.

Ndërkohë sigurohet edhe vendimi që riktheu në garë për gjyqtare Kushtetuese Zhaklina Peton. Vendimi është  marrë me 22 gusht.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat