TË FUNDIT

‘Boll më’, reagon Basha një ditë pas protestës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e Metën që mosdekretimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Ai shkruan se zgjedhjet farsë të 30 qershorit u anuluan.

“Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anuluan”, shkruan Basha.

Së fundmi, ai shkruan se largimi i Ramës ëshët i panegociueshëm.

“Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standardeve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa”, përfundon postimi i Bashës./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat