Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku dha detaje rreth programit që moderon si dhe jetës personale.
Vitin e kaluar, bëri bujë të madhe historia e Teas, e cila doli nga programi si çift me Andin, por në fakt nuk ishin të tillë.
Ditën e sotme, Bora bëri krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm duke thënë se “si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”.
“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

