Boris Johnson fiton raundin e parë të garës për kryeministër

Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në raundin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e partisë konservatore dhe kryeministrin tjetër.

Tre kandidatë – Mark Harper, Andrea Leadsom dhe Esther McVey – janë rrëzuar, në votimin e fshehtë të mbajtur në Dhomën e Komunëve.

Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43, dhe Michael Gove ishte i treti me 37 vota.

Shtatë kandidatë garojnë në raundin tjetër të votimit javën e ardhshme.

Kandidatët që siguruan më pak se 17 vota u eliminuan nga gara.

Votime të tjera do të mbahen javën e ardhshme, dhe dy kandidatët me më shumë mbështetje do të përballen në një balotazh. Emri i atij që do të pasojë Theresa May pritet të shpallet në 22 korrik.

Ish kryebashkiaku i Londrës Boris Johnson, konsiderohet si favorit, me më shumë mbështetje se rivalet e tij mes ligjvënësve konservatorë./real-news.tv/