Kryeministri britanik, Boris Johnson, është shprehur optimist ndaj arritjes së një marrëveshjeje me BE-në në lidhje me Brexit.
Sipas medieve britanike, Johnson ka deklaruar se ka avancim të madh ndaj arritjes së marrëveshjes për Brexit midis BE-së dhe Britanisë së Madhe.
“Kur kam ardhur në funksion të gjithë kanë folur se absolutisht nuk është i mundur asnjë ndryshim të marrëveshjes. Ata (liderët e BE-së) e kanë ndryshuar mendimin dhe siç shihni tani zhvillohet një bisedë shumë e mirë rreth problemit si të trajtohet kufiri i Irlandës Veriore. Ka avancim të madh”, ka thënë Johnson.
BE-ja dhe Britania e Madhe nuk mund të pajtohen rreth asaj si ta shmangin vendosjen e sërishme të kufirit fizik midis Irlandës, shtet anëtar i BE-së dhe provincës britanike Irlanda Veriore, pas arritjes së Brexit.
Kryeministri britanik do të takohet nesër me kryetarin e KE-së në largim Junker dhe përfaqësuesin evropian të obliguar për Brexit, Michel Barnie.
Mbetet për t’u parë nëse kryeministri britanik do të arrijë të bindë liderët evropianë.

