TË FUNDIT

Bosët e urbanëve të lirë / Prokuroria apelon vendimin

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu për lirimin e biznesmenëve Fatos Vrapi, Fatos Ibrahimi dhe djalit të këtij të fundit Anastas Ibrahimi. Për këtë tre persona, gjykata e Tiranës ka vendosur lënien në “Arrest shtëpie”, por prokuroria e Tiranës nuk është pajtuar me këtë masë, duke apeluar vendimin dhe kërkuar që tre personat e mësipërm të mbyllen në burg.

Pritet që në ditët në vijim të zhvillohet në apel seance për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre biznesmenëve.

Kujtojmë që Fatos Vrapi është pronari i kompanisë së autobuzave urbanë të “Tiranës së re” ndërsa Ferdinand Ibrahimi është pronari i linjës së autobuzave të “Unazës”.

Të pandehurit e kësaj çështje, akuzohen sesi duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë. Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

Masat e dhëna nga prokuroria

Arrest me burg

Aldi Duka, menaxher i Alba Trans.

Lulëzim Allaraj menaxher në “Tirana Urban Trans”

Arrest shtëpie

Ferdinand Ibrahimi

Anastas Ibrahimi

Klodiana Qato

Fatos Vrapi

Detyrim paraqitje

Albana Vrapi

Evisa Vora

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat