20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Bosi i drogës së Durrësit kërkon azil në Gjermani

spot_img

Trafikanti që solli në Maminas të Durrësit, 613 kg kokainë  Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani. Sipas informacioneve të fundit, Ccekaj ka kërkuar azil për t’i shpëtuar ekstradimit.

Kapja e 613 kg Kokainë në zonën e Durrësit në muajin Shkurt 2018 nuk ka mobilizuar vetëm Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për hetimin e kësaj çështje, por në këtë dosje janë angazuar maksimalisht dhe autoritet e Drejtësisë Gjermane.

Prej muajsh në Gjermani, ndodhet i arrestuar Arbër Çekaj, njëri nga njerëzit kryesorë të këtij grupi kriminal,ku në kontinjerin me banane të kompanisë së tij “Arbri Garden”, u sekuestrua dhe sasia rekord e kokainës së mbërritur nga Shqipëria nga Ekuadori.

S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbërritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore. “Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermane arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat