TË FUNDIT

‘Bregu i Lumit’/ Policia nxjerr me forcë banorët dhe prish shtëpitë

Megjithëse banorët e Bregut të Lumit në Tiranë kanë kundërshtuar me forcë prishjen e banesave të tyre, INUK ka filluar prishjen e shtëpive.

Ata kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave të tyre duke u përplasur edhe me policinë,  ndërsa kërkojnë dëmshpërblim financiar sipas ligjit në fuqi.

Në ndihmë të Policisë kanë shkuar në zonë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat priten të ndërhyjnë për të nxjerrë me forcë banorët që ndodhen në shtëpitë që janë parashikuar për t’u shembur, si rezultat i projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Gjithashtu mësohet se një shtëpi është prishur dhe po fillon puna për të ndërhyrë edhe në banesat e tjera.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat