Brexit/ A do të japë dorëheqjen May?

Mediat britanike raportojnë se kryeministrja britanike Theresa May do të japë nesër dorëheqjen, pas kundërshtive të shumta nga kabineti i saj për planin e Brexit.

Sipas ‘The Times’, May të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, në mes të cilëve janë mundësia e një referendumi të dytë dhe mbetja e përkohshme e vendit në unionin doganor me Bashkimin Evropian.

Nga qeveria britanike dje është larguar ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje sepse “më nuk beson” se qeveria do ta zbatojë Brexit ashtu si kanë vendosur britanikët në referendum në qershor të vitit 2016.

Gjithashtu, raportohet se projektligji i kryeministres për planin e tërheqjes së Britanisë nga BE, nuk do të publikohet apo debatohet deri në fillim të qershorit.

Kryeministrja vazhdon të përballet me presion nga deputetët e saj për të dhënë dorëheqjen pas zotimit të saj për një “marrëveshje të re” mbi Brexit.

Disa ministra të kabinetit kanë deklaruar se May nuk mund të qëndrojë në postin e saj./real-news.tv/