TË FUNDIT

Brexit/ Cameron lëshon akuza ndaj Boris Johnson

David Cameron ka akuzuar kryeministrin aktual, Boris Johnson dhe Michael Gove për sjellje “të tmerrshme” gjatë fushatës së referendumit për Brexit.

Duke folur me Times përpara publikimit të librit të tij, ish-kryeministri sulmoi disa kolegë, që në referendum mbështetën largimin nga BE, për “shkatërrimin e qeverisë”.

Cameron tha që rezultati në vitin 2016 e kishte lënë atë “jashtëzakonisht të dëshpëruar” dhe ai e dinte “disa njerëz nuk do të më falin kurrë”.

Ai gjithashtu tha se një referendum tjetër nuk mund të përjashtohet “sepse ne kemi ngecur”.

Ish-kryeministri kritikoi strategjinë e kryeministrit Johnson për t’u marrë me Brexit, përfshirë vendimin e tij për të pezulluar parlamentin përpara afatit të 31 tetorit.

Cameron bëri fushatë për qëndrim në BE para referendumit n 2016, por humbi pasi 52% votuan për largim nga BE dhe 48% për të qëndruar. Brenda disa orësh pasi rezultati i referendumit u bë publik, ai dha dorëheqjen si kryeministër./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat