Udhëheqësit e BE-së do të takohen për një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel për të vendosur nëse do t’i ofrojnë Britanisë një shtyrje tjetër të afatit për Brexit.
Kryeministrja Theresa May dëshiron të shtyjë datën e largimit të Britanisë së Madhe nga BE përtej kësaj të premte, deri më 30 qershor.
Por BE pritet të ofrojë një shtyrje më të gjatë, pasi Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u kërkoi 27 udhëheqësve të tjerë që të mbështesin një shtrirje fleksibile deri në një vit – me kushte.
Tusk shtoi se “asnjera palë nuk duhet të lejohet të ndihet e turpëruar”.
May do të shkojë në Belgjikë këtë pasdite, pas përplasjes së saj javore me udhëheqësin e opozitës Jeremy Corbyn në seancën e pyetjeve ndaj kryeministres në Dhomën e Komunëve.
Së fundmi, qeveria dhe opozita kanë mbajtur bisedime për të gjetur një rrugëdalje për ngërçin e Brexit./real-news.tv/

