TË FUNDIT

Brexit, May njofton dorëheqjen e saj

Kryeministrja britanike Theresa May ka njoftuar sot se do të japë dorëheqjen  më 7 qershor.

E mbushur me emocione, May deklaroi nga Downing Street, se ajo kishte “bërë më të mirën ” për të respektuar rezultatin e referendumit të vitit 2016.

May shprehu “keqardhjeje të thellë” se nuk ishte qenë në gjendje të realizonte Brexit.

Por një kryeministër i ri do të jetë “në interesin më të mirë të vendit”-shtoi kryeministrja britanike.

May tha se ajo do të vazhdojë të shërbejë si kryeministre, derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri.

Ajo do të japë dorëheqjen më 7 qershor dhe procesi i zgjedhjes për një udhëheqës do të fillojë javën e ardhshme.

Kjo nënkupton se një lider i ri do të marrë pushtetin për të çuar përpara marrëveshjen e Brexit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat