fbpx

Briken Calja: Ta bëjmë Europën të dridhet sërish

Foto-Sporti-2.jpg

Briken Calja shprehet entuziast para se të ngjitet në pedanë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në qytetin Batum të Gjeorgjisë. Kampioni trefishtë i Europës do të jetë i pari nga kuqezinjtë e shtangës që do të te tentojë medalje në kategorinë deri 73 kg.

Nëpërmjet një postimi në Facebook shangisti nga Elbasani kërkon mbështetjen nga të gjithë për të arritur objektivin madhor.

“Ju ftoj të gjithëve të më mbështesni në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Gjeorgji. Mbështetja juaj më jep forcë dhe shtysë për ta çuar shtangën lart. Jam krenar që hyj në këtë garë me petkun e kampionit të trefishtë të Evropës dhe do të jap gjithçka nga vetja që të zhvilloj një garë dinjitoze dhe të bëj krenar ato zemra shqiptarësh të cilët e duan sportin dhe vendin e tyre. Nuk do të jem unë në atë pedanë, por do jenë miliona zemra shqiptarësh të gatshëm për të bërë Europën të dridhet sërish”. Përveç Caljes, për Shqipërinë garojnë edhe Erkand Qerimaj e Daniel Godelli në peshën 81 kg, Krenar Shoraj në peshën 89 kg si dhe Endri Karina në peshën 105 kg.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303