Britani, gjenden tre pako me eksplozivë

explopsives.jpg

Policia e anti-terrorizmit në Britani po heton tre pako që përmbajnë eksplozivë që janë gjetur në aeroportin e Heathrow, në aeroportin e Londrës dhe në stacionin Waterloo.

Pajisjet e vogla të improvizuara shpërthyese u gjetën në çanta postare A4, kanë bërë të ditur nga Policia Metropolitane.

Fatmirësisht, askush nuk është lënduar.

Policia beson se këto pako janë të lidhura me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk janë deklaruar për motivet./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303