Nënshkruhet kërkesa për ekstradimin e Asange

assange-1.jpg

Britania nënshkruan kërkesën për ekstradimin e Asange në SHBA. Ministri i punëve të brendshme në Britani të Madhe, Sajid Javid,  e ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të themeluesit të WikiLeaks në SHBA, i cili do të përballet me akuzat për hakerizëm dhe publikim të sekreteve ushtarake dhe dokumenteve diplomatike.

“Ai e meriton që të qëndrojë prapa hekurave. SHBA-të kanë dorëzuar kërkesë për ekstradim të tij i cili do të del para gjykatës amerikane nesër, mirëpo për këtë arsye unë e nënshkrova kërkesën dje dhe ai do të del para gjyqit” – ka deklaruar Javid

Kjo hap rrugën për ekstradim të themeluesit të WikiLeaks-it në SHBA, ku kundër tij janë ngritur 18 akuza, duke bërë pjesë edhe akuzat për spiunazh.

Assange, përballet me një aktakuzë me 18 pika nga Shtetet e Bashkuara, për publikim të informacionit të klasifikuar dhe komplot me ish-ushtaren amerikane, Chelsea Manning, për të ndërhyhrë në kompjuterët e departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.

Aktakuza, e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në maj, është ngritur në bazë të Aktit të Spiunazhit.

Assange, 47-vjeçar, u dëbua më 11 prill nga ambasada ekuadoriane në Londër, ku ai ishte strehuar që nga viti 2012, pasi Ekuadori i pati dhënë atij azil politik.

Ai u arrestua nga policia britanike, dhe aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkeljen e lirimit me kusht. Organet e drejtësisë në Suedi gjithashtu kanë kërkuar të marrin në pyetje Julian Assange, për një akuzë përdhunimi, të cilën Assange e ka mohuar./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303