“Britania nuk është gati për Brexit pa marrëveshje”

Brexit.jpg

Konfederata e Industrisë Britanike, ka paralajmëruar qeverinë se as Mbretëria e Bashkuar dhe as Bashkimi Evropian nuk janë gati për një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor.

“Ndonëse janë të mirëpritura përgatitjet e Britanisë për t’u larguar, natyra e pashembullt e Brexit tregon që disa aspekte nuk mund të zbuten”, ka thënë Konfederata.

Në raportin e saj të fundit, Konfederata ka publikuar hapa praktikë që mund të ndërmarrin Britania, BE-ja dhe firma tjera.

Një zëdhënës qeveritar ka thënë se Britania tashmë ka shtuar punën për të planifikuar largimin e Britanisë nga BE pa marrëveshje.

Konfederata ka thënë se një largim me marrëveshje është i domosdoshëm për të mbrojtur ekonominë dhe vendet e punës.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson ka vendosur Michel Gove si përgjegjës për të hartuar planin për një Brexit pa marrëveshje.

Gove ka thënë se Qeveria britanike është duke punuar aktualisht për një Brexit pa marrëveshje.

Ai ka shtuar se ekipi i tij ende synon të ketë një marrëveshje me Brukselin, mirëpo në një shkrim në Sunday Times, ai ka thënë se “Brexit pa marrëveshje është tashmë shumë i mundshëm”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303