TË FUNDIT

Britania reagon ashpër ndaj Donald Tusk

Ata që e mbështesin “Brexit”-in pa plan, meritojnë një vend në ferr”. Ky ishte një koment i presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, që ka sjellë reagime shumë të ashpra në Londër.

Zëdhënësi i Doëning Street duke iu përgjigjur ftohtë deklaratës së presidentit të Këshillit Europian, sipas të cilit hartuesit e Brexit-it meritojnë një vend në ferr.

“Referendumi mbi Brexit ishte ushtrimi më i madh i demokracisë në historinë e këtij vendi. Njerëzit votuan për të lënë BE-në dhe qëllimi është të shkojmë në një marrëveshje, në mënyrën më të mire të mundshme për të dyja palët, Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian”, tha ai. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat