TË FUNDIT

Bujqësia shqiptare si në Mesjetë, burrë e grua punojnë tokën me mjete rrethanore

Qeveria trumbeton nga mëngjesi deri në darkë për zhvillimin e bujqësisë, mbështetjen e fermerëve si dhe afrimin e këtij sektori me atë të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, kjo duket se është veçse propagandë pasi bujqësia në jetën e përditshme të fermerëve shqiptarë është krejt ndryshe.

Këtë e tregon edhe një video e dërguar në redaksinë e ‘Real Neës’, ku bujqësia duket si ajo e Mesjetës dhe jo ajo e shekullit XXI apo aq më tepër si ajo e vendeve të Bashkimit Evropian.

Në video shfaqen dy fshatarë, burrë dhe grua të cilët mbjellin tokën me mjete gati rrethanore mesjetare.

Kjo panoramë e mjerimit të bujqësisë nuk është as në ndonjë fshat të humbur apo të thellë të Shqipërisë, por vetëm 5 kilometra nga qyteti i Elbasanit./Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat