fbpx

Burgim i përjetshëm për bosin e drogës “El Chapo”

el-chapo-1.jpg

Mandatory Credit: Photo by AP/Shutterstock (9261369a) Provided U.S. law enforcement, authorities escort Joaquin "El Chapo" Guzman, center, from a plane to a waiting caravan of SUVs at Long Island MacArthur Airport, in Ronkonkoma, N.Y. New York prosecutors have asked on Tuesday, March 7, that any Mexican attorneys that want to join Guzman's defense team must first be vetted by the U.S. government in order to avoid any sensitive information falling into the hands of the Sinaloa drug cartel Mexico U.S. Drug Lord, Ronkonkoma, USA - 19 Jan 2017

Rreth një gjysmë viti pas burgosjes së bosit të drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán, gjyqtari shpalli masën e dënimit. Meksikani duhet të qëndrojë në burg të përjetshëm – në rast se nuk arratiset sërish.

Dënimi zyrtar përfshin burgim të përjetshëm plus 30 vjet. I dënuari nuk mund të bëjë kërkesë për lirim të parakohshëm, tha gjyqtari Brian Cogan. Përveç kësaj gjyqi i kërkoi Guzmánit të paguajë një shumë prej rreth 12.6 miliardë dollarësh (rreth 11.2 miliardë euro). Kjo është një “përllogaritje konservatore” e shumës, që ai ka marrë nga biznesi kriminal me drogën, pati komunikuar më parë prokuroria. Ligji federal që lejon dënimin me vdekje u përjashtua paraprakisht, pas një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Meksikës, prej nga u ekstradua Guzmán pas arrestimit të tij.

Para shpalljes së dënimit, Guzmánit iu dha mundësia të thotë fjalën e tij. Ai tha, se atij i është mohuar një proces korrekt. Mbrojtësit e Guzmánit deri në fund u përpoqën pa sukses, që ta rinisnin procesin. Sfondi ka të bëjë me një informacion mediatik, sipas të cilit anëtarët e jurisë së të betuarve gjatë procesit kishin ndjekur raportimin për të. Si rrjedhojë ata kanë pasur dijeni për hamendësimet paragjykuese, të cilat nuk mund të përdoren në proces. Megjithatë një gjyqtar e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për një proces të ri. Sipas tij, sasia e provave kundër bosit të drogës ishte gjithsesi shokuese.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303