23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Bushati kujton 24 marsin e 1999

spot_img

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përkujtuar sot 20-vjetorin e ditës kur NATO nisi bombardimet mbi ish-Jugosllavinë më 24 mars 1999.

Bushati shpreh se 24 Marsi 1999 do të mbetet i pashlyer në memorien tonë kolektive pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri, duke hapur rrugën për krijimin e Kosovës shtet.

Sipas ish kryediplomatit shqiptar krijimi i Kosovës si shtet i pavarur është produkt i mirëfilltë i rendit ndërkombëtar, ku mbështetet gjerësisht tek të drejtat e njeriut dhe respekti ndaj pakicës.

“Sot, disa e konsiderojnë rendin ndërkombëtar liberal si amalgamë e mjegullt idealiste. Të tjerë kanë humbur besimin tek efektiviteti i instrumenteve të tij. Mirëpo ndërhyrja e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye edhe më të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia duke mos mbetur peng i saj. #ËeAreNATO”-shkruan Bushati.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat