fbpx

Buxheti i shtetit, si u përdor fondi rezervë në 2018-n

1562910273_Buxheti1693x383.jpg

Fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2018 ishte rreth 1.5 miliardë lekë, nga të cilat, referuar buxhetit faktik i cili do të diskutohet së shpejti në komisionet parlamentare, është përdorur pothuajse tërësisht. Ajo qe vihet re, është se 74 për qind e tij, apo rreth 1.1 miliardë lekë kanë shkuar për shpenzime korente, 339 milionë lekë, apo 23 për qind, për investime dhe milionë lekë apo 3 për qind për shpenzime personeli.

Referuar zërave specifikë, vihet re se një pjesë e mirë e këtyre fondeve ka shkuar për të paguar detyrime, që vijnë si pasojë e vendimeve të marra nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, po ashtu, një pjesë kanë shkuar për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar dhe në gjykatat italiane, apo për blerje automjetesh për prefektët e qarqeve.

Në total, ky fond është shpërndarë në 31 zëra, ku nuk kanë munguar mbështetja për aktivitete të ndryshme, si ato në kuadër të vitit të Skënderbeut, apo edhe mbështetja financiare e dhënë për qeverinë greke për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret masive të 2018-ës.

Arka e shtetit u mbyll me rreth 14.8 miliardë lekë më pak vitin që lamë pas, nga plani vjetor fillestar, apo me një realizim në masën 97 për qind duke arritur në total në rreth 449.9 mld lekë. Ndërsa, nga plani i rishikuar, diferenca është rreth 12 miliardë lekë.

Performancë më të dobët në këtë drejtim kanë pasur të ardhurat nga tatimet dhe doganat doganore me realizim 96 për qind, me nivel të ardhurash. Vetëm nga TVSH-ja, krahasuar me buxhetin fillestar, mungojnë rreth 8.2 miliardë lekë, me realizim në masën 95 për qind dhe 4 miliardë lekë dhe akciza nga karburanti dhe renta minerare me 92 për qind, ku janë mbledhur për të gjithë vitin rreth 45 miliardë lekë. Ministria e Financave ka pasur performancë pozitive në mbushjen e arkës së shtetit me të ardhurat nga tatim-fitimi mbi bizneset dhe taksat nacionale, duke tejkaluar planin. Konkretisht të ardhurat nga “Tatimi mbi Fitimin” janë realizuar në vlerën 34.5 miliardë lekë dhe realizim në masën 100% të planit.

Ndërsa taksat nacionale dhe të tjera, në masën 101% e planit, apo rreth 38.6 miliardë lekë. Ndërkaq, me mosrealizim paraqiten edhe investimet, ku 2018 është mbyllur në masën 91 për qind dhe apo me rreth 8 miliardë lekë të pashpërndara. Sa i takon borxhit, sipas dokumentit të Financave, në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1.107 miliardë lekë, ose 67.2% e PBB. Krahasuar me fundin e vitit 2017, niveli i borxhit publik në raport me PBB ka shënuar një rënie prej 2.9 pikë përqindje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303