fbpx

Bylykbashi, Gjiknurit: Model që të shpëtojë Ramën nga humbja nuk gjejmë dot

rama-bylykbashi.jpg

Vijon debati në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.  Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik i është përgjigjur Damian Gjiknurit për modelin italian që e nxori vetë sot në një konferencë për shtyp nga selia blu si shembull të koalicioneve të përbëra.

Përfaqësuesi i opozitës thekson se modelet demokratike ekzistojnë, por opozita nuk gjen dot një model që ta shpëtojë Ramën nga humbja.

“Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.

Modelet t’i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA  tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.

Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave”, shkruan Bylykbashi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303