Cakaj: Shtyrja e negociatave, aspak inkurajuese

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli në një konferencë për media në lidhje me vendimin e BE për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë.

Cakaj tha se Shqipëria e ka merituar hapjen e negociatave dhe se shtyrja nuk është një lajm inkurajues

“Shqipëria nuk mund të përcaktojë axhendën e vendimmarrjes së Këshillit por mund të përmbushë të gjitha kushtet teknike. Ndaj duke u mbështetur edhe në zotimin e prerë të Këshillit, jo për të diskutuar në tetot nëse negociatat do të hapen apo jo por për të marrë një vendim të prerë, Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor. Shpresa jonë duhet të marrë trajtën për një angazhim pozitiv. Shtyrja e vendimmarrjes sidoqoftë nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. E ka merituar hapjen e negociatave që në qershor të vitit të shkuar. Vonesa nuk është shkaktuar rezultatet”,  tha Cakaj.

Ministri më tej theksoi se shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore./real-news.tv